01. Tiranë

Mbërrin në Millennium kapitulli i pestë i sagës “Fast and Furious”

 


Filmat 2D

ora 10:30 – 300 leke
ora 13:00 – 300 leke
ora 15:30 – 500 leke
ora 18:00 – 500 leke
ora 20:30 – 500 leke
ora 23:00 – 500 leke
Cdo te hene cmimet jane 300 lek ne te gjitha oraret.
Ju mirepresim!

“Fast Five”, 100 per 100 aksion

Me një aksion të jashtëzakonshem, të realizuar përsosmërisht, një përndjekje të tre grupeve rivale e shumë surprizave të tjera që më shumë se fuqinë e muskujve njerëzorë tregojnë fuqinë e produksionit mbërrin në kinema Millennium, superaksioni “Fast Five”  kapitulli i pestë i sagës “Fast and Furious” që fillon projeksionet ditën e martë, dt 12 korrik.

E së bashku me të rikthehen të gjithë heronjtë e sagës, brenda një kapitulli të vetëm duke filluar nga  Vin Diesel, Paul Walker, Dwayne  Johnson, Jordana Brewster, Tyrese Gibson e të tjerë aktorë që nuk I mungojnë këtij prodhimi.  Filmi i pestë i kësaj sage drejtohet nga regjisori Justin Lin I cili ia ka dalë mbanë që duke gërshetuar fuqinë dixhitale me performancën e heronjve aksion të gjejë formulën e përsosur të aksionit duke dhuruar adrenalinë dhe aventurë të vërtetë për publikun.

Heronjtë modernë të “Fast and Furious”

Na ishte njëherë  Sylvester Stallone, një djalë rrugësh që kërkonte hakmarrje, na ishte njëherë edhe Arnold Schwarzenegger, 1 metër e 80 centimetra i gjatë me muskuj të fortë, një hero macho i kinemasë. Pastaj ishte edhe Bruce Willis, po aq hero i fuqishëm i filmave aksion. Por të gjithë këta i takojnë tashmë një kohe të shkuar pasi  kinemaja aksion tashmë është duke iu larguar gjithnjë e më shumë një heroi me trup muskuloz  Ishte “Fast & Furious” I vitit  2001, që nëpërmjet shpejtësisë së një makine dhe garave të cmendura i dhuroi kinemasë një mit të ri të heroit hollivudian: afro-italo amerikanin Vin Diesel, aktorin dhe kineastin e talentuar që u bë pjesë e festivalit të Kanës që në moshën  28 vjecare. Diesel në rolin e heroit “casual” Dom Torretto I hapi rrugën sagës më të gjatë automobilistike në historinë e kinemasë.  Pasi ishte shfaqur fare pak në kapitullin e vitit 2006 (“Fast & Furious Tokyo Drift”),  ai vendosi te rikthehej ne “Fast & Furious 5” duke mbledhur rreth vetes skuadrën më të mirë të mijëvjecarit për një film aksion:  aktorin e parezistueshëm Paul Walker, ish-modelin Tyrese Gibson dhe repistin Ludacris.

Duke iu referuar heronjve të dikurshëm Walker thotë :”Sot heronjtë e interpretuar nga Stalone nuk do të ishin më aktualë. Me rrjetet sociale si Twitter e Facebook,  njerëzit kanë mësuar të vlerësojnë njeriun e zakonshëm, atë që lufton në jetën e përditshme për të arritur një qëllim.  Personazhi im është pikërisht kështu: një burrë si shumë të tjetër që përfundon për të pasur një jetë heroi”. E mbështet këtë ide edhe Vin Diesel teksa shprehet: “Sot nuk ka më nevojë që të kesh një ose yje për të shitur një film si ky. Fast & Furious 2 ka thyer të gjitha rekordet pa pasur emra të mëdhenj, edhe nëse në kapitullin e pestë ka shumë aktorë të mëdhenj kjo ka ndodhur sepse e kërkon historia”.

Një histori e rëndësishme për një film të bukur

E në të vërtetë historia duket se ka marrë një rëndësi shumë të vecantë në këtë kapitull. Vin Diesel I cili është edhe një nga producentët e këtij prodhimi të fundit të sagës shpjegon:”Tre kapitujt e parë të “Fast and Furious” nuk kishin një zhvillim të vërtetë e të plotë narrativ. Ky kapitull është I pari që fillon në të njëjtën skenë ku mbaroi filmi paraardhës,  dhe e quaj si fitoren time më të madhe në Hollivud . Për mua është thelbësore të respektosh publikun duke vazhduar historinë në vend që të shfrytëzosh një markë të njohur si Fast & Furious për të treguar dicka tjetër. Eshtë një nga motivet që më bën ta quaj këtë kapitull më të mirin të sagës.” Dhe historia e kapitullit të pestë fillon Prej castit kur Brian e Mia Toretto  jane arratisur  duke kaluar shume kufinj qe tu shpetojne policeve. Të vendosur në një cep të Rio de Zhaneiros, duhet të pranojnë edhe një detyrë të fundit për të fituar përfundimisht lirinë e tyre. Por gjatë misionit kuptojnë se dikush kërkon t’I vrasë. Dhe nuk është i vetmi që i ndjek. Agjenti federal Luke Hobbs (Dwayne  Johnson) nuk mungon asnjëherë . kur I jepet detyra për të rikapur Dom e Brian, aid dhe skuadra e tij bëjnë cmos për të arritur qëllimin. Por ndërsa njerëzit e tij sillen rrugëve të Brazilit, Hobbs kupton se nuk është e lehtë të ndash të mirët nga të këqinjtë. Tani duhet të tregohet mjaft I kujdesshëm për të kapur personin e duhur përpara se dikush tjetër ta bëjë.

“Fast Five” për të mos u humbur

Me nje buxhet prej 125 milionë dollarësh, “Fast Five” arriti të realizonte skena magjepsëse të cilat duke I shtuar performancën mjaf të mirë të aktorëve bënë që filmi të arkëtojë mbi 597 milionë dollarë deri në fillim të muajit korrik.  Por jo vetëm arkëtimet janë shumë të mira për këtë film. Edhe kritika ka dhënë vlerësime mjaft pozitive për filmin.  Ja disa prej tyre: “Time Magazine”  shkruan se ndoshta  “ky është I pari film i mrekullueshëm i epokës post-human.” The New York Times”  thekson se filmi gërsheton mjaft mirë aksionin me humorin duke shkruar “e vetmja herë kur nuk arrin te shikosh ekranin është atëherë kur je I detyruar të mbyllësh sytë ngaqë je duke qeshur shumë”. “ The Telegraph”  citon bashkimin e aktorëve Johnson dhe Diesel, duke e quajtur këtë gje “një ngjarje kozmike”, dhe shton se regjisori Justin Lin ka rigjallëruar sagën. Shtypi I specializuar nuk ka harruar të vlerësojë edhe skenat më të mira, duke mos harruar asnjëherë të heqë paralelet mes këtij kapitulli dhe të tjerëve , ndërsa lajmet për një kapitull të gjashtë të “Fast and Furious” nuk mungojnë.

 

Skeda e filmit

Titulli: Fast Five

Regjia: Justin Lin

Skenari: Chris Morgan, Gary Scott Thompson

Aktore: Vin Diesel, Paul Walker, Dwayne  Johnson, Jordana Brewster, Tyrese Gibson

Gjinia: aksion , aventure, sekuel

Kohezgjatja: 130 minuta

Sinopsi:  Prej castit kur Brian e Mia Toretto  jane arratisur  duke kaluar shume kufinj qe tu shpetojne policeve. Te vendosur ne nje cep te Rio de Zhaneiros, duhet te pranojne edhe nje detyre te fundit per te fituar perfundimisht lirine e tyre. Por gjate misionit kuptojne se dikush kerkon t’I vrase. Dhe nuk eshte I vetmi qe I ndjek.