Nga data 12 Korrik…
JUST GO WITH IT – KINEMA MILLENNIUM SARANDE
“Just Go With It” fillon projeksionet në Millennium
Gënjeshtra me këmbë …..të gjata!
Adam Sandler, Jennifer Aniston dhe Nicole Kidman në një komedi romantike
Dy ikona të komedisë amerikane Jennifer Aniston e Adam Sandler së bashku në një komedi romantike mbi dashurinë, besimin tradhëtinë, të vërtetën dhe gënjeshtrën. “Just go with it” është një film që mban firmën e një tjetër ikone të komedisë sic është regjisori Dennis Dugan i njohur për suksesin e tij në këtë gjini.
Në këtë film Jennnifer Aniston është spala komike e Sandler në rolin e asistentes së tij, por në film ka edhe një pjesë mjaft zbavitëse që i është besuar aktores Nicole Kidman e cila i kthehet komedisë pas shumë vitesh.
“Just go with it” një film i votuar mjaft mirë nga publiku i huaj dhe që prej datës 28 prill do të fillojë të shfaqet edhe për spektaktorët shqiptarë nëpërmjet ekranit të madh të kinema Millennium.
Nga gënjeshtra në gënjeshtër
Deni (Adam Sandler) është një kirurg plastik, beqar, nje adhurues i jetës së bukur dhe i grave të bukura. Për të shmangur situata të pakëndshme, por edhe për të përfituar sa më shumë nga gratë Deni ka gjetur një mënyrë të vecantë. Ai shtiret si një burrë i martuar, madje nuk ngurron as të vërë unazën e martesës në gisht. Gjithcka shkon si jo më mirë derisa takon Palmer (Brooklyn Decker), një 23-vjecare qe e bën të humbasë mendjen. Deni është i sigurtë që ka gjetur gruan e jetës së tij dhe vendos të heqë dorë nga mashtrimi i tij i zakonshëm, duke hequr unazën e martesës nga gishti. Por gjatë një fundjave në Havai, vajza vë re gjurmën e unazës në gishtin e tij dhe duke gërmuar për të mësuar më shumë gjen unazën e martesës. Deni, i zënë ngushtë dhe në panik gënjen sërish duke i thënë se është i divorcuar. Gënjeshtra do t’i kushtojë shumë shtrenjtë pasi Palmer i kërkon të takojë ish-gruan përpara se të vazhdojnë më tej lidhjen e tyre. Këtu fillon një seri aventurash ku Deni bën gjithcka për të mbuluar gënjeshtrat e tij me gënjeshtra.
“Është tepër e thjeshtë – ka argumentuar Sandler gjatë një interviste për shtypin e huaj – që gratë joshen nga burrat e zënë, pra të martuar apo të fejuar. Edhe sepse shumë prej tyre u ankohen duke u thënë se martesa e tyre nuk shkon aspak mirë, se ajo e trajton keq ose e tradhëton…. një situatë të tillë gratë e shohin mjaft interesante sepse mendojnë se janë duke shpëtuar një njeri. Ato veprojnë në këtë mënyrë pa menduar se i bëjnë keq dikujt e në fakt ato i bëjnë keq vetes së tyre. E kështu lindin personazhe si Deni, i cili duke kuptuar sesi shkojnë këto punë, shpik një martesë të rremë pikërisht për ta përdorur si një justifikim kur t’i duhet më shumë kohë për veten ose për t’i dhënë fund një lidhjeje kur nuk funksionon”.
Por nuk mungon as deklarata e Nicole Kidman e cila spikat me rolin e saj episodik por mjaft të këndshëm. “Adam – është shprehur ylli australian – më mori në telefon dhe më tha: ‘Shiko, kam një rol antipatik, dëshiron ta bësh?’. Këto filma më pëlqejnë shumë dhe kam punuar me të në “ Saturday Night Live”vite më parë. Është mjaft I zoti dhe e vlerësoj për ofertën e tij. Më pëlqen shumë që të interpretoj komedi, edhe pse nuk më kërkojnë shpesh për këtë gjini. Vite më parë kam luajtur në një film të ngjashëm, por ishte nje komedie e zezë”.
Kritika vlerëson nga filmi sensin e humorit dhe interpretimin e shkëlqyer të dyshes Sandler- Aniston, sikundër vë theksin në praninë e Kidman e cila sjell një performancë ndryshe nga rolet e saj të fundit.
Filmi është bazuar mbi një tjetër prodhim të vitit 1969, “Lule Kaktusi” me regji të Gene Saks. Me rolin e saj në këtë film, pikërisht atë të Palmer, Goldie Haën ia doli që të rrëmbente një Oskar.
Skeda e filmit
Titulli: Just Go With It
Regjja: Dennis Dugan
Skenari: Allan Loeb, Timothy Dowling
Aktore: Adam Sandler, Jennifer Aniston, Nicole Kidman, Bailee Madison, Kevin Nealon, Dave Matthews, Brooklyn Decker, Rachel Specter, Minka Kelly, Rachel Dratch
Gjinia: Komedi, Romance
Kohezgjatja: 110 minuta
Sinopsi: Danny prej vitesh eshte shtirur sikur eshte i martuar dhe ka vene rrethin e marteses me qellimin e vetem qe te mos impenjohet seriozisht ne nje lidhje. Por kur takon vajzen e enderrave te tij, ndryshon mendje. Heq unazen, megjithate shenja e saj mbetet ne gisht. Per te dale nga situata shtiret sikur eshte i divorcuar, por e dashura nuk pranon te lidhet me te, pa u takuar me pare me ish-gruan….