02. Shkodër
EXTREMELY CLOSE AND INCREDIBLY LOUD

Oraret
11.00 – 13.00 – 200 lek
17-.00 – 19.00 – 200 lek
19.00 – 21.00 – 200 lek
Adresa:
Kinema Millennium Shkoder
Bulevardi Skenderbeu
telefon per rezervime:0222 44 916
Në Millennium , “Extremely loud & Incredibly close” filmi i nominuar për dy Oskar
Të gjesh celsin e jetës
Tom Hanks & Sandra Bullock në një histori të dhimbshme dhjetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit
Pas dy nominimeve Oskar, “Extremely loud incredibly close” fillon më 2 mars projeksionet në kinema Millennium. Filmi I drejtuar nga Stephen Daldry, regjisor i “Billy Eliot” dhe “The Reader” sjell nw ekranin e madh nje history të dhimbshme njerëzore lidhur ngushtë me sulmet terroriste të 11 shtatorit. Në këtë prodhim që vjen një dekadë pas tragjedisë, interpretojnë emra të njohur të kinemasë si Tom Hanks, Sandra Bullock, John Goodman, Viola Davis, Max von Sydow (nominuar për Oskar) apo Jeffrey Wright. Mes tyre kryeprotagonisti, Thomas Horn, një aktor i ri në moshë dhe në karrierë, por që ka bërë bujë me interpretimin e tij. Performanca e Horn është vlerësuar me tre cmime nga Critics Choice Award dhe Phoenix Film Critics Society Awards. Skenari i filmit është shkruar nga Eric Roth, i cili njihet nga publiku me filmat “The Curious Case of Benjamin Button” (2008), “Forrest Gump” (1994), apo “The Insider” (1999).
Një histori e jashtëzakonshme dashurie
Oskar Shell merr një mesazh nga i ati: “Ka një problem këtu në Kullat Binjake, por çdo gjë është nën kontroll.” Kjo do të ishte hera e fundit që do të komunikonte me babanë e tij. Edhe pse kalon gati një vit nga ajo që Oskar e quan “dita më e keqe”, ai nuk gjen paqe. As nëna e tij, e cila gjithashtu është e zhytur në dhimbje, nuk arrin të kompensojë humbjen e babait. Një ditë Oskar gjen në dollapin e prindërve, një çelës dhe një zarf me emrin Black. ndërmerr një udhëtim për të gjetur se cfarë mesazhi mund të fshehë celësin. Kërkimi i tij për të gjetur secilin prej 472 personave të Nju Jorkut që e kanë emri Black e për të parë se cilën bravë do të hapte ai celës, shndërrohet në një ëndërr sipas të cilës celësi është mesazhi i fundit që babai ka lënë për të. “Çfarë ju mungon më prej tij?”, pyet nënën Oskari. “Zëri i tij”- i thotë ajo. Edhe atij i mungojnë më shumë se kurrë fjalët e babait , këshillat e nevojshme për të jetuar. Është kjo historia e filmit e përshtatur nga romani me të njëjtin titull të Jonathan Safran Foer (2005). Është historia e një djalë 9 vjecar tepër të ndjeshëm dhe të zgjuar, të lidhur fort me babanë, a thua se vetëm ai është i aftë të fusë në lojën e kërkimit, kureshtjes, interesit deri në detajet më të vogla të jetës së përditshme. Një lidhje që mbaron pas sulmeve të 11 shtatorit.
Magjia e një djaloshi me sindromën Asperger
Në film Thomas luan fëmijën e zgjuar dhe kureshtar, në gjendje për të shfaqur idetë e tij rrjedhshëm dhe me ironi, por edhe I aftë për tu bllokuar, për tu mbyllur në vetvete e për tu shkëputur nga realiteti. Në të vërtetë Oskar vuan nga sindroma Asperger (e cila në libër vetëm supozohej), një sëmundje e ngjashme me autizmin, që pengon ndërveprimet sociale dhe con në përsëritje sjelljesh e veprimesh. BabaiiI tij (Tom Hanks) refuzon që ta trajtojë si të sëmurë, ndaj e stimulon duke I folur per gjithcka, duke e shëtitur nëpër Nju Jork duke I zbuluar sekretet e Central Park. Ai është më shumë një shok jete se një baba. Performanca e Thomas Horn është vlerësuar shumë nga kritika, ndërsa media nuk ka reshtur së vëni në pah zgjuarsinë e aktorit dhe spontanitetin e tij. “ky është I pari rol I madh për mua – ka thënë me shaka Horn – nuk krahasohet me të tjerë “.
Filmi që riktheu Bullock
Para se të merrte pjesë në “Extremely loud…” Sandra Bullock ishte bërë gati të linte kinemanë, si pasojë e një periudhe të keqe pas divorcit me bashkëshortin Jesse James. Në 2010 martesa e saj u mbyll përgjithmonë dhe falë skenarit të “Extremely Loud and Incredibly Close” vendosi të mos I largohej filmit. “Nuk isha e përgatitur. Pastaj mundësia dhe dëshira për të rifilluar punën ishte më e fortë se gjithcka”, ka thënë aktorja për Associated Press. Ishte regjisori Stephen Daldry që e bindi t’I rikthehej punës duke i dhënë një rol në film”. “kemi kaluar një periudhë të shkëlqyer – ka thënë a Bullock –doja të ndihesha mirë dhe për fat Daldry më prezantoi projektin e tij”. Për të qenë sa më pranë rolit të saj, nënës së Oskarit, Sandra Bullock ka bërë disa kërkime emocionale të cilat përfshinin edhe mesazhet në celular që ishin dërguar nga viktimat në Kullat Binjake.
Një film rrënqethës
“Extremely Loud and Incredibly Close” vijon në të njëjtin stil të dashur për regjisorin Daldry, atë një një filmi që shkakton emocion dhe lot. Përmes skenave të bukura at-bir regjisori arrin të përcjellë emocione autentike qe kalojnë nga dhimbja individuale në dhimbjen kolektive të amerikanëve. Përvec kësaj regjisori shquhet për një aftësi të mirë në drejtimin e aktorëve të rinj si është rasti i Jamie Bell në filmin “Billy Elliot” dhe tani i Thomas Horne.
Skeda e filmit
Titulli: “Extremely loud incredibly close”
Regjia: Stephen Daldry
Skenari: Eric Roth
Aktorë: Tom Hanks, Sandra Bullock, Thomas Horn, Max von Sydow, Viola Davis, John Goodman. Jeffrey Wright
Gjinia: dramë, përshtatje
Kohëzgjatja: 129 minuta
Sinopsi: Në Nju Jorkun e pas 11 shtatorit një fëmijë me emrin Oskar, pas vdekjes së babait në tragjedinë e Kullave Binjake, ndërmerr një udhëtim në mbarë qytetin për të gjetur kuptimin e një celsi misterioz të fshehur mes sendeve të të atit.