03. Elbasan

CONTRABAND

Adresa:
Kinema Millennium Elbasan
Lagjia: 11.Nentori
Telefon per rezervime: 054 25 35 28
Oraret:
10.00 – 12.00 – 150 lek
13.00 – 15.00- 150 lek
17.00 -19.00 – 200 lek
19.00 – 21.00 – 200 lek

 

 

Fillojnë në Millennium  projeksionet e trillerit me Mark Wahlberg dhe Kate Beckinsale
“Contraband” ….mes jetës dhe vdekjes !
Bota e egër dhe të fshehtë e kontrabandës ndërkombëtare, plot kriminelë të dëshpëruar e zyrtarë të korruptuar , me rreziqe te mëdha dhe fitime të hatashme, atje ku ndershmëria është e rrallë dhe vdekja bën roje pas derës
“Contraband” është filmi më i ri që fillon  projeksionet e tij para në kinema Millennium, diten e premte, dt 16 mars. Trilleri frenetik i bazuar në historinë e një njeriu që përpiqet të qëndrojë larg botës së krimit nga e cila ka dalë me shumë mundim, sakrificë dhe rrezik, sidomos për të shpëtuar familjen e tij të shtrenjtë. Filmi i vendos ngjarjet në  New Orleans, dhe eksploron botën e egër dhe të fshehtë të kontrabandës ndërkombëtare, të mbushur plot kriminelë të dëshpëruar e zyrtarë të korruptuar – me rreziqe te mëdha dhe fitime të hatashme – ku ndershmëria është e rrallë dhe vdekja bën roje pas derës.
Chris Farraday (interpretuar nga Mark Wahlberg) e kishte braktisur me kohë jetën prej krimineli por pasi kunati i tij,  Andy (interpretuar nga Caleb Landry Jones), hedh në erë një punë droge për shefin e tij të pamëshirshëm Tim Briggs ( interpretuar nga Giovanni Ribisi), Chris detyrohet që të rihyjë në botën e krimit, madje të organizojë një kontrabandë, për të gjetur paratë për borxhin e kunatit. Chris është një narkotrafikant legjendar ndaj ia del mbanë për bukuri që të formojë nëj bandë, me mikun e tij më të mirë, Sebastian ( interpretuar nga Ben Foster), për një dërgesë vajtje- ardhje në  Panama, duke shpresuar që të gjejë milionat e parave të humbura në det. Por koha nuk premton dhe në pak orë do të jetë shumë e vështirë që  Chris të sigurojë paratë, ndonëse do të vërë të gjitha aftësitë e tij në lojë për t’ia dalë mbanë me sukses. Në mes të një rrjeti brutal kriminelësh, policësh e vrasësisht, atij i duhet të gjejë sa më shpejt një zgjidhje për të shpëtuar gruan e tij Kate (interpretuar nga Kate Beckinsale) e dhe djalin e tij, që tashmë janë në duart e kriminielëve.
“Contraband” është një remake i filmit triller me titullin “Reykjavik-Rotterdam” (prodhim islandez i vitit 2008) ku intrepretonte aktori  Baltasar Kormakur, i cili në këtë prodhim të ri është në rolin  e regjisorit dhe tw producentit gjithashtu. Filmi ka një kast mjaft të gjerë aktorësh ku përvec protagonistëve spikasin edhe  J.K. Simmons, Diego Luna, Lukas Haas, Jaqueline Fleming, Robert Wahlberg, William Lucking.
Përse duhet parë? Për aksionin dhe tensionin dhe energjinë që karakterizon këtë film policesk si dhe  për aktorët kryesorë  Kate Beckinsale e Mark Wahlberg.
Skeda e filmit
Titulli: Contraband
Regjia: Baltasar Kormákur
Skenari: Aaron Guzikowski , Arnaldur Indriðason
Aktorë: Mark Wahlberg, Giovanni Ribisi dhe Kate Beckinsale
Kohëzgjatja:  109 min
Gjinia:  Aksion, Dramë

Sinopsi: Për të mbrojtur kunatin e tij nga një bos droge, një ish kontrabandist formon sërish bandën e tij.